Na pëlqen apo jo, një postim i Kylie në Instagram vlen 1 milion dollarë – AlpeGossip
Na pëlqen apo jo, një postim i Kylie në Instagram vlen 1 milion dollarë

Na pëlqen apo jo, një postim i Kylie në Instagram vlen 1 milion dollarë

Ajo nuk është vetëm një ndër vajzat e “klanit” Kardashian- Jenner, Kylie është edhe një influencuese shumë e madhe e rrjeteve sociale. Në fakt, është influencuesja më e madhe e medias sociale Instagram.

21- vjeçarja numëron rreth 108.2 milionë ndjekës në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Nëna e re e një vajze të quajtur Stormi është pa dyshim “një minierë ari” për ata që e kanë ndërtuar këtë media sociale. Specialistët kanë analizuar për të arritur në përfundimin se vetëm një postim i Kylie kap vlerën e 1 milionë dollarëve amerikanë.

Vetëm 1 postim në Instagram, pa llogaritur paratë që 21- vjeçarja merr nga mediat e tjera sociale si Twitter apo Facebook.

Çdo ditë në llogarinë e saj, 21- vjeçares i shtohen afro 25 530 ndjekës të rinj.

Pra tani e kuptojmë mjaft mirë se nga i buron Kylie-t gjithë pamja e saj prej vajze qindra miliona dollarëshe!