PËRÇAHET GRUPI I “BABASTARS”/ Agon Amiga thumbon Getoarin në këngën e re (FOTO) – AlpeGossip
PËRÇAHET GRUPI I “BABASTARS”/ Agon Amiga thumbon Getoarin në këngën e re (FOTO)

PËRÇAHET GRUPI I “BABASTARS”/ Agon Amiga thumbon Getoarin në këngën e re (FOTO)

Getoar Selimi dhe Agon Sulejmani ose i njohur si Agon Amiga, kanë qenë ndër të parët që kanë krijuar grupin ‘Tingulli Trent’. Më pas së bashku me disa reperë të tjerë, Majk, Onat, Skivi dhe Cozman ata krijuar grupin ‘Babastars’.

Pas shumë vitesh karrierë dhe këngësh të suksesshme, duket se këtij grupi po i vjen fundi. Agon Amiga ka publikuar këngën e tij më të fundit “Oh bir”, që siç duket është një lloj thumbimi për reperin tjetër Getoar Selimi. Emisioni ‘Sevenbizz’ ka zbuluar se Agoni i drejtohet Getit në pjesën kur thotë: “T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”. Burimet nga emisioni kanë treguar se kënga “Oh bir” paralajmëron largimin e Agon Amigës nga ‘Babastars’ dhe reperi shumë shpejt do ta konfirmojë edhe vetë këtë gjë. Kujtojmë se disa vite më parë edhe Skivi u nda ky grup për të vazhduar karrierën solo.