E TMERRSHME/ Aktorja e famshme ekzekutohet nga policia (FOTO) – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Aktorja e famshme ekzekutohet nga policia (FOTO)

E TMERRSHME/ Aktorja e famshme ekzekutohet nga policia (FOTO)

Aktorja Vanessa Marquez, e njohur për rolin e saj si Wendy Goldman në “RT” krahas George Clooney-t, është qëlluar për vdekje nga Policia në Kaliforni, të enjten.

Një telefonatë anonime, i kërkoi policisë të shkonte pranë banesës së një 49-vjeçare për ta kontrolluar mbi shëndetin e saj. Menjëherë pasi policia mbërriti në shtëpinë e saj në Fremont Avenue, ajo i ka kërcënuar me një armë të tipit “BB Gun”.

Tre oficerët dhe një psikologe shpenzuan më shumë se 90 minuta në vendin e ngjarjes për të bindur 49-vjeçaren të ulte armën, por ajo nuk ishte aspak bashkëpunuese.

Oficerët e policisë u detyruan të hapnin zjarr, pasi ajo i drejtoi pistoletën njërit nga policëve.

Më vonë, ajo u identifikua nga komentuesit në “Twitter” dhe dëshmitarët si aktorja e Hollywood-it, Vanessa Marquez. Dyshohet se ajo vuante nga ç’rregullimet e ushqyerjes si dhe nga krizat e panikut.