Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fifi, mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale.
Shpesh kemi parë në llogarinë e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e Fifit, familjarët e saj, miqtë më të afërt si dhe jemi njohur me mendimet e ndjesitë e këngëtares, të cilat na i ka treguar si në një ditar.
Sot, Fifi i ka kushtuar një shkrim të rëndësishëm njërit prej meshkujve me më shumë peshë në jetën e saj.
Vëllai i këngëtares feston ditëlindjen, ndaj ajo i ka kushtuar disa fjalë zemre emocionuese.
“Te ti e gjoj mbeshtetjen e vllaut e te shokut te ngushte . Ty t’kom krahe t’djathte ❤️ Mezi kom prit ti mu rrit e met pas bashkeudhetar ne rrugetimin tem .
MA GEZOFSH DITELINDJEN E 19 🎁 TE DUA I VOGLI JEM @_muhaamedracii ❤️”- janë fjalët e saj krahas fotos me vëllain.