Mbrëmja e djeshme ne Soiree nga Jonida Shehu në Top Channel ishte e dedikuar festave të fundvitit dhe sigurisht, dhuratave.
Të ftuarit e mbrëmjes ishin Jonida Maliqi, Juliana Pasha, Anxhela Peristeri, Eraldo Rexho, Devis Xherahu e të tjerë.
Teksa po flisnin për dhuratat, Dasara Karaiskaj, gazetarja e njohur, ka treguar dy momente surprizuese nga bashkëshorti i saj që na tregojnë se është më të vërtetë me fat.
“Unë dy herë jam surprizuar nga dhuratat, dhe ato m’i ka bërë bashkëshorti im, Damiano. Një vit më kishte blerë një palë pizhama dhe unë mendova se ishin ato dhurata. Por poshtë kur e hapa pashë telefonin e fundit”, – ka treguar Dasara e shoqëruar nga duartrokitjet e të ftuarve.
“Ishin mbledhur 15 veta se ne festojmë më shumë Krishtilindjen se unë jam katolike. Dhe ishin hapur të gjitha dhuratat e tjera, e kur pashë pizhamat bëra sikur u kënaqa”, – ka shtuar gazetarja.
“Dhurata e dytë ishte po kështu, që e kam përjetuar shumë si eksperiencë është ajo para disa vitesh. Ne jemi të dy natyra pak neglizhente, me zor u martuam. Asgjë nuk kemi menduar. Kështu, në 1 vjetorin e martesës më sjell një kuti me muffins. Por poshtë ishin dy unazat e martesës”, – rrëfeu Karaiskaj.
Epo, djema mbani shënime…