Klea Huta ndryshon pamjen, nuk do ta njihni në videoklipin e ri – AlpeGossip
Klea Huta ndryshon pamjen, nuk do ta njihni në videoklipin e ri

Klea Huta ndryshon pamjen, nuk do ta njihni në videoklipin e ri

Prej disa javësh është pritur me padurim që Klea Huta të publikojë këngën e saj “Bla Bla Bla” të cilën e kishte lajmëruar më herët duke postuar një foto nga klipi.

Këngëtarja është parë të punojë gjatë me Elgitin për të realizuar këngën të cilën e ka publikuar sot.

“Bla bla bla” është një këngë shumë ritmike dhe do t’ju bëjë të kërceni sapo ta dëgjoni.

Në klip Klea shfaqet e veshur plot ngjyra, shumë në formë teksa kërcen e ndryshon look-un disa herë.

Në një pjesë të klipit Klea shfaqet me flokë të shkurtra dhe me baluke siç nuk e kemi parë ndonjëherë.

Muzika e “Bla bla bla” është realizuar nga Elgit Doda ndërsa teksti është shkruar nga Fifi.

Ndiqni videoklipin e Kleas më poshtë: