FILLON EUROVIZION 2018/ Ja kur do të KËNDOJË Eugent Bushpepa (VIDEO LIVE) – AlpeGossip
FILLON EUROVIZION 2018/ Ja kur do të KËNDOJË Eugent Bushpepa (VIDEO LIVE)

FILLON EUROVIZION 2018/ Ja kur do të KËNDOJË Eugent Bushpepa (VIDEO LIVE)

Të gjithë sytë janë sot të drejtuar nga Lisbona, për finalen e madhe të Eurovision. Festivali i këngës do të shpallë sot fituesin, në një mbrëmje që premton emocion dhe spektakël. Ndër 26 vendet konkurruese është edhe Shqipëria, e cila garon me Eugent Bushpepën dhe këngën “Mall”. Bushpepa do të performojë i 12-ti në këtë mbrëmje finale.

Adhurues të entuziasmuar janë mbledhur jashtë Altice Arena në Lisbonë përpara finales së madhe të Konkursit të Këngës Eurovision. Flamujt, brohoritjet, këngët dhe entuzuasmi ishin përbërësit e një rradhe të gjatë, teksa 26 vende do të përpiqen të rrëmbejnë kurorën e Eurosongu-t mbrëmjen e kësaj të shtune, që do të përcaktohet nga vota e audiencës.

Ndër 26 konkurrentë, vendet e Pesëshes të Madhe, pra Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendi mikpritës Portugalia, janë automatikisht të kualifikuara në finale.
Qipro që përfaqësohet nga këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira dhe Izraeli janë ndër favoritët për të triumfuar, ndërkohë që edhe Irlanda duket se është ngjitur në listën e të preferuarëve të fansave.
Rikujtojmë se Shqipëria përfaqësohet këtë event nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” dhe në natën finale ai do të jetë i dymbëdhjeti në rradhë për të performuar./AlpeNews.al