“KISHA NJË HISTORI ME SHOQEN E…”/ Fifi i kërkon këshillë Granitit: Jam e dashuruar me dikë jashtë, por… – AlpeGossip
“KISHA NJË HISTORI ME SHOQEN E…”/ Fifi i kërkon këshillë Granitit: Jam e dashuruar me dikë jashtë, por…

“KISHA NJË HISTORI ME SHOQEN E…”/ Fifi i kërkon këshillë Granitit: Jam e dashuruar me dikë jashtë, por…

Graniti me Fifin kanë zgjedhur që mbasditen e sotme ta kalojnë duket biseduar me njëri-tjetrin për disa shqetësime zemre që kanë përjetuar.

Pasi kuptuan se marrëdhënie mes tyre nuk mund të shkonte përtej miqësisë, Graniti dhe Fifi zgjodhën që pasditen e djeshme ta kalonin duke biseduar me njëri-tjetrin, për disa shqetësime zemre që kanë përjetuar.

Këngëtarja e njohur nuk ngurroi që të fliste për djalin që dashuron, por tregoi se nuk mund të jetë me të. Madje nuk hezitoi as t’i kërkonte një këshillë Granitit.

“Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?”, shprehet Fifi.

“Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë”, e këshillon Graniti.

“Kisha një histori me shoqen e saj”/ Fifi i kërkon

Por nga ana tjetër edhe ky i fundit i ka rrëfyer Fifit historinë e tij të dashurisë. Cana ka nisur që të tregojë për njohjen dhe gjithë dashurinë e përjetuar me ish-partneren e tij.

“Kisha një histori me shoqen e saj, por rastësisht e njoha dhe sa e pash ndjeva fluturat në stomak. Lidhja që pata me shoqen e saj ma vështirësoi situatën”, tha ai.

Më pas ish-futbollisti shtoi se pas shumë përpjekjeve ata arritën që të vendosnin urat e komunikimit dhe më pas edhe të dashurisë.

“Insistova shumë se në fillim ajo nuk donte, por patën kontakte më vonë. Bashkëjetuam dhe kemi qenë gjithë kohës”, tregoi Graniti, i cili shtoi se koha e kaluar së tepërmi në shoqërinë e njëri-tjetrit u kthye më arsyen e ndarjes së tyre.