Atmosfera në “Ferma VIP” është tensionuar sërish pas një përplasjeje të fortë mes Sara Karajt dhe Mimoza Ahmetit, pak para Prime-it të radhës.
Debati mes dy konkurrenteve nisi pas komenteve dhe batutave të vazhdueshme me nota ironike që shkrimtarja ka bërë ndaj Sarës, kryesisht për mënyrën se si ajo po sillet dhe po prezantohet brenda formatit.
Gjatë diskutimit, Mimoza Ahmeti ka ironizuar edhe anën sensuale të Sarës, ndërsa situata agravoi pas një komenti të drejtpërdrejtë të saj.
“Dërgoji të fala burrit”, iu drejtua Moza Sarës, fjali që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të konkurrentes.
Sara e konsideroi të papranueshme përfshirjen e jetës së saj personale në debat dhe reagoi e revoltuar, duke bërë që përplasja mes tyre të zgjasë për disa minuta në tone të larta.
Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të tjerë për të qetësuar situatën, raporti mes dy konkurrenteve duket se është krisur përfundimisht.
Debati ka sjellë menjëherë reagime edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe. Një pjesë kanë kritikuar deklaratat e Mimoza Ahmetit si provokuese dhe të panevojshme, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar sjelljen e saj pjesë të strategjisë së lojës brenda formatit.













