“E KUPTOVA PAS PUTHJES…”/ Dea flet për Amosin: Kam pasur flirtime, ndjenja romantike… – AlpeGossip
“E KUPTOVA PAS PUTHJES…”/ Dea flet për Amosin: Kam pasur flirtime, ndjenja romantike…

“E KUPTOVA PAS PUTHJES…”/ Dea flet për Amosin: Kam pasur flirtime, ndjenja romantike…

Marrëdhënia e komplikuar mes Deas dhe Amosit ka konfuzuar të gjithë banorët, por edhe teleshikuesit.

Dea: Ja kam thënë edhe Amosit dhe të gjithëve. E kam shumë xhan, e vlerësoj shumë dhe është i vetmi njeri që më qetëson këtu brenda. Por, ndjenja romantike nuk kam. Nëse do të kisha diçka do veproja, por nuk më ka ardhur natyrshëm. Kanë qenë më shumë flirtime shoqërore. Amosi ështe ngacmues dhe ka sy intensivë dhe më vë në siklet gjithë kohën. Nuk kanë qenë flirte që provokojnë një lidhje.

Zhaklin: Unë jam me Dean këtu. Nuk kam ndjerë ndonjë emocion që këta të dy të ma përçojnë. Mes tyre ekziston një miqësi e bukur, por jo ndjenja roamtike. Më duket normale të flirtosh me dikë dhe më pas të thuash që ai person nuk të pëlqen më.

Arbër: Nuk besoj se Amos është xheloz për Dean. Nuk besoj tek flirtimet shoqërore, e kundërshtoj Zhaklinën këtu. Kalon në një marrëdhënie tjetër pastaj, nuk quhet më shoqërore.

Dea: Nuk do e ndaloja të kishte diçka të vërtetë me dikë brenda shtëpisë. Jam e mërzitur dhe shumë lëmsh emocionalisht. Tani duhet të rigjej marrëdhënien time me Amosin, përtej ngacmimeve. Në jetën jashtë shtëpisë, flas me mamin dhe me shoqen time të ngushtë.