PAVARËSISHT GJITHÇKAJE/ Noizy argëtohet në praninë e ish të dashurës (VIDEO) – AlpeGossip
PAVARËSISHT GJITHÇKAJE/ Noizy argëtohet në praninë e ish të dashurës (VIDEO)

PAVARËSISHT GJITHÇKAJE/ Noizy argëtohet në praninë e ish të dashurës (VIDEO)

Reperi Noizy dhe këngëtari Altin Sulku, kanë qenë bashkë mbrëmë për të festuar ditëlindjen e një miku të afërt.

Noizy ka mbajtur të informuar ndjekësit e tij në Instagram, me video nga momentet e argëtimit, por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte fakti që këngëtarja Sheila Haxhiraj ishte gjithashtu pjesë e videove të tij.

Këngëtarja është përfolur për lidhjen e saj me reperin vite më parë. Mediat shkruanin në vitin 2012 se Sheila dhe Noizy kanë pasur lidhje përpara se ajo të fitonte X-Factor-in.

Shfaqja e tyre e parë në publik ishte në “Kënga Magjike 2011”, ku Sheila ishte ulur në tavolinën e miqve më të afërt që mbështesnin Noizin në konkurrim.

E pyetur për lidhjen me reperin dhe bashkëpunimin me të në një intervistë në “Top Show”, Sheila ka mohuar gjithçka:

“Noizy është mik,siç mund të kem edhe shumë miq të tjerë artistë. Thjesht, nuk është menduar që të bëjmë bashkëpunim me secilin prej tyre sepse ato rrethana kanë qenë. Unë kam pasur kontratë, kanë qenë njerëz të tjerë që vendosnin për mua dhe nuk mund të bëja me kokën time”.

Fakti që Noizy publikoi një video të Sheilës duke kënduar, tregon se ata vijojnë të ruajnë miqësinë, pavarësisht gjithçkaje.