Fotoja që i bëri të gjithë të dyshojnë, Morena Taraku është shtatzënë? – AlpeGossip
Fotoja që i bëri të gjithë të dyshojnë, Morena Taraku është shtatzënë?

Fotoja që i bëri të gjithë të dyshojnë, Morena Taraku është shtatzënë?

Morena Taraku është një ndër vajzat që përflitet më shpesh në showbizin shqiptar. E komentuar për jetën që bën, lookun, format fantastike etj, ajo numëron pafund ndjekës në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Morena qëndron në kontakt me fansat në çdo moment të ditës, duke publikuar foto e video të ndryshme të rutinës së saj. Kësaj here, ajo që i ka befasuar fansat ka qenë një foto e modeles, e cila kishte publikuar disa rroba të vogla për fëmijë. Kjo gjë menjëherë ka ngjallur dyshimet për një shtatëzani të mundshme.

Një fans nuk ka ngurruar ta pyesë Morenën, kureshtar nëse ajo priste djalë apo vajzë.
“Binjakë.”- eshtë përgjigjur me humor modelja.

Mesa duket, rrobat e vogla ajo ja ka blerë qenit të saj, Moi, të cilin duket se e ka shumë përzemër dhe e merr me vete kudo.