HARADINAJ DHA DORËHEQJEN/ Ledri Vula i “zë” vendin (FOTO) – AlpeGossip
HARADINAJ DHA  DORËHEQJEN/ Ledri Vula i “zë” vendin  (FOTO)

HARADINAJ DHA DORËHEQJEN/ Ledri Vula i “zë” vendin (FOTO)

Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm me hitet e tij, Ledri Vula ka vizituar sot Kuvendin e Kosovës dhe ka shfrytëzuar foltoren për të folur publikisht.

Ledri e ka ftuar publikun që ta rezervojnë datën 3 gusht për festivalin “Sunnyhill”, ku ai do të marrë pjesë.

Mirëpo shumë prej fansave i kanë komentuar Ledrit se i shkon shumë të jetë kryeministër ose president. Reperi ka preferuar të mos reagojë lidhur me këto komente.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë më 2, 3 dhe 4 gusht. Në festival do të performojnë artistë shqiptarë e të huaj si Miley Cyrus, Elvana Gjata, Njomza, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako, Gashi, Ledri Vula, Lumi B, Kida, Calvin Harris etj.