Pak njerëz e dashurojnë Shqipërinë aq sa ambasadori Donald Lu: Çdo ditë hap… – AlpeGossip
Pak njerëz e dashurojnë Shqipërinë aq sa ambasadori Donald Lu: Çdo ditë hap…

Pak njerëz e dashurojnë Shqipërinë aq sa ambasadori Donald Lu: Çdo ditë hap…

Dje, në një intervistë për Blendi Fevziun në Opinion, ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu foli dhe për aspektet personale të jetës së tij. Ndryshe nga herët e tjera, që prononcohet vetëm për çështje politike.

Në intervistë, Lu zbuloi dashurinë e madhe për Shqipërinë:

“Dashuroj ushqimin, dashuroj malet, dashuroj dritën këtu. Çdo ditë zgjohem, hap perdet dhe keni dritën më të bukur në të gjithë Europën. Kam udhëtuar, po flisnim më parë për Londrën, Vienën apo Greqinë, drita këtu është shumë më e veçantë.”

Ngjan si një poezi e Naim Frashërit. Ambasadori shtoi dhe disa komente shumë pozitive për kulinarinë vendase, që i kalon kufijtë e asaj tradicionales:

“Ushqimi është më i miri në botë. Nuk më kanë shërbyer në ndonjë vend ushqim më të mirë se në Shqipëri. Isha në Itali, kërkoja ushqim italian, por aq të mirë sa në Tiranë nuk gjeta dot.”