Velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka treguar se kur mund të lërë punën e saj në emision.
Në një debat me një komentuese në Instagram, ajo zbuloi se rasti i vetëm kur mund ta hiqte nga puna Ermal Mamaqi, ishte kur t’i mbushej mendja të ikte vetë.
“Kur do të heqë dhe ty Ermali, se po na dhëmbin sytë”, e pyeste një ndjekëse në njërën nga fotot e Instagramit.
“Pse do shkosh ti”? e pyeti Kevina.
“Nuk ndodh tek unë të më heqin nga puna zogu, kështu që taksirat ruaji sytë e tu derisa sa të më mbushet mendja mua edhe shikim të mbarë ndërkohë mmm dhe stili jot shumë skandal gjithsesi”, i është përgjigjur Kejvina.
Në debat mes tyre ka ndërhyrë dhe moderatorja Einxhel Shkira e cila qesh me komentet e Kejvinës drejtuar komentueses për stilin e saj.