FTOHJE NË MARRËDHËNIEN E TYRE? Donaldi: Nuk dua ta bëj Trixën të ndihet keq, por… – AlpeGossip
FTOHJE NË MARRËDHËNIEN E TYRE? Donaldi: Nuk dua ta bëj Trixën të ndihet keq, por…

FTOHJE NË MARRËDHËNIEN E TYRE? Donaldi: Nuk dua ta bëj Trixën të ndihet keq, por…

Prej disa ditësh është aluduar për ftohje të marrëdhënies së Donaldit dhe Beatrixës. Spektaklin e sotëm Beatrix i shoi njëherë e mirë këto zëra duke thënë që e gjitha ka ardhur si shkak i një gjendjeje të vështirë emocionale.

“Unë kam kërkuar vëmendje por me thënë të vërtetën ma ka dhënë. Unë kam qenë me një luhatje të theksuar emocionale dhe prej kësaj jam llastuar pak. Shikimi është aty, dashuria është aty”, tha ajo.

Ndërkaq Donaldi komentoi se lidhja e tyre po kalon ditë të mira por edhe të këqija duke theksuar se kjo është një gjë mëse normale.

“Trixa do të përkëdhelet dhe mua kjo më pëlqen. Jam njeri që i mbaj përgjegjësitë dhe nuk dua asnjë moment Trixa të ndihet keq. Për mua nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Donaldi.