FESTOI DJE DITËLINDJEN/ Dafina Zeqiri i bën të ëmës surprizën e jetës (FOTO) – AlpeGossip
FESTOI DJE DITËLINDJEN/ Dafina Zeqiri i bën të ëmës surprizën e jetës (FOTO)

FESTOI DJE DITËLINDJEN/ Dafina Zeqiri i bën të ëmës surprizën e jetës (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka pasur festë dje pasi nëna e saj festonte ditëlindjen.

Ajo ka postuar disa imazhe në Instagram, nga surpriza që i ka bërë nënës, të cilën e uron për ditëlindje.

Këngëtarja ndodhet në ishujt Maldive me të ëmën dhe i premton asaj se do ta çojë çdo vit në vende të tilla ekzotike:

“Lumturia juaj është lumturia ime. Ju premtoj që çdo vit do t’ju çoj në parajsë”.

Nëna e këngëtares ka qenë mbështetësja e saj më e madhe madje ka zëvendësuar edhe babain e saj.

Dafina Zeqiri dhe motra e saj Besa nuk flasin me babain e tyre dhe nuk ruajnë kontakte me të pasi ai i ka braktisur kur kanë qenë të vogla.  Ai i kontaktoi ato për t’u kërkuar falje pas 21 vjetësh, por vajzat nuk e falën.