"ABSURDE"/ Ardit Gjebrea bën deklaratën e fortë për kufirin Kosovë-Shqipëri (FOTO) - AlpeGossip
“ABSURDE”/ Ardit Gjebrea bën deklaratën e fortë për kufirin Kosovë-Shqipëri (FOTO)

“ABSURDE”/ Ardit Gjebrea bën deklaratën e fortë për kufirin Kosovë-Shqipëri (FOTO)

Të gjithë personazhet publike sot, 28 nëntor, kanë zgjedhur të publikojnë urimet e tyre për festën e Flamurit, ndërsa Ardit Gjebrea ka zgjedhur të bëjë diçka krejt tjetër.

Teksa udhëton drejt Kosovës mesditën e sotme, Gjebrea ka publikuar një foto të shkrepur në pikën kufitare mes dy vendeve dhe nisur nga pamja dhe situata nuk ka mundur të qëndrojë indiferentë. Drejtuesi i “E diela Shqiptare” e ka konsideruar absurde (madje me gërma të mëdha!!!) kufirin që ekziston ende mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ende kufi me Kosovën? ABSURDE”, shkruan artisti.

Ardit Gjebrea me gjasa ka lënë Tiranën për pak pasi do të duhet të kthehet shpejt jo vetëm për shkak të programit të së dielës por edhe pasi nisin provat e festivalit “Kënga Magjike”, skenogragmfia e të cilit ka nisur të ndërtohet prej disa ditësh.