“DUA NJË MISION SEKRET”/ Ja për çfarë është i gatshëm Luizi – AlpeGossip
“DUA NJË MISION SEKRET”/ Ja për çfarë është i gatshëm Luizi

“DUA NJË MISION SEKRET”/ Ja për çfarë është i gatshëm Luizi

Luiz Ejlli ka shprehur ditën e sotme dëshirën për të pasur një mision sekret që t’i heqë imunitetin Shpatit. Teksa ndodhej në oborr së bashku me Nitën, Oltën dhe Armaldon, ai tha se do bënte çdo mision për t’i hequr imunitetin banorit më të ri të shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Se s’bën dua një mision sekret sot, që ti heq imunitetin Shpatit. E dua. Jam i gatshëm t’ia heq. Çfarëdo lloj qoftë misioni sekret”, tha këngëtari i njohur.

Nga ana tjetër Olta shtoi se edhe ajo ka dashur që të hyjë te dhoma e rrëfimit për ta kërkuar një gjë të tillë. Sipas saj, nuk ka shkuar pasi gjatë ditës së djeshme kishte dy largime të papritura nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E para që u përjashtua përfundimisht nga BB VIP ishte Ermiona, pasi kishte përdorur dhunë verbale të përsëritur ndaj disa banorëve. Ndërkohë nga pasditja e djeshme një tjetër zarf i zi hyri në shtëpi dhe ishte për Evën.

Kjo e fundit pati një debat me Kristin dhe Luizin. Ndaj të parit ajo përdori ofendime të ndryshme ndërsa këngëtarit i tha ‘të çaj kafkën’. E si pasojë Vëllai i Madh mori vendimin e rëndësishëm për banoren.