I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në studion e Top Albania Radio ka qenë Amos Zaharia. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV dhe gjithashtu ka sqaruar edhe njëherë situatën e krijuar për shkak të humorit të tij ‘dark’ që nga shumica është keqkuptuar.
Aktori i njohur gjithashtu u ndal edhe tek raporti që ai kishte me një nga banoret e shtëpisë, Deamishel ku mesa duket i dha njëherë e mirë përgjigje të gjitha pyetjeve që mund të kishim. Përvec raportit me Deamishel, Amosi tregoi në radio edhe arsyen se pse nuk dëshiron që detaje të jetës së tij private të bëhen më të ditura për mediat online dhe portalet.
Amos është ndalur edhe ka folur gjithashtu për lojën në BBV, ku u shpreh se:
Ka qenë një eksperiencë shumë mikse për mua. Edhe brenda shtëpisë shumë shpesh nuk e gjeja dot veten, doja të dilja. Kam përshtpjen që nuk ishte një format për mua. Jo, sepse që të jesh një lojtar aty duhet të manipulosh shumë, duhet të krijosh situata, t’i shpikësh nga hiçi, duhet të bësh debate për hir të debatit ndërkohë që unë këto gjëra në jetën time reale, edhe kur vjen puna për një konflikt përpiqem me diplomaci që ta shmang.
A pa Amos një afrimitet të mundshëm me Luizin gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së BBV?
Me sa kuptova rrugës, Luizi u fut brenda me një ide shumë të qartë dhe e vetmja gjë që ai kishte në kokë ishe loja dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që unë u futa dhe thashë as lojë dhe as strategji nuk do bëj thjesht do shikoj punën time dhe të shkojë ku të shkojë dhe të dalë ku të dali. Kurse ai ishte shumë i fokusuar tek loja dhe duke qenë se je i fokusuar aty do të bësh pikërisht këto manipulime, do bësh këto mashtrimet që i duhen lojës etj. Gjë që unë vetë nuk e vlerësoj sepse unë nuk i bëj vetë këto gjëra. Kjo është pika ku unë dhe Luizi ndahemi.