ZBULON TË GJITHA PËR SHTATZËNINË/ Orinda: Nga momenti më i vështirë tek përgatitjet e fundit (FOTO) – AlpeGossip
ZBULON TË GJITHA PËR SHTATZËNINË/ Orinda: Nga momenti më i vështirë tek përgatitjet e fundit (FOTO)

ZBULON TË GJITHA PËR SHTATZËNINË/ Orinda: Nga momenti më i vështirë tek përgatitjet e fundit (FOTO)

Orinda është në fund të pritjes së ëmbël dhe po pret me padurim momentin kur të marrë për herë të parë në krahë vogëlushen e saj.

Moderatorja gjatë kësaj kohe është treguar aktive në televizion, por edhe në rrjete sociale. Së fundmi ka realizuar një pyetësor ku i ka kthyer përgjigje pyetjeve të fansave, duke treguar shumë për shtatzëninë.

Orinda rrëfeu edhe momentet e vështira gjatë kësaj periudhe duke u shprehur: “Në ditë kur është shkrepur kjo foto mora vesh që isha shtatzënë. Të nesërmen mora vesh që kisha Covid. Për një muaj kam qenë në vështirësi dhe lutesha që çdo gjë të shkonte mirë. Covidi u kthye në problem shumë të madh dhe për mamin tim. Isha kaq shumë në merak për të dhe mendoja se stresi do ndikonte për keq. Por Zoti donte që të shkonte mirë dhe ashtu vijoi. Kam pasur momente të tjera të vështira? Po kam pasur, por lavdi Zotit kaluan. Lutem të shkoj mirë deri në fund”.

 

Moderatorja ka bërë dhe përgatitjet e fundit dhe tregoi se dy javë më parë ka blerë rrobat për beben.

E pyetur nëse do e tregojë portretin e vajzës kur të lindë, Orinda tha se për këtë duhet pyetur Turi.