DO E SHOHIM NË SERIALE TURKE/ Prezantuesja shqiptare tregon si arriti të fitojë rolin – AlpeGossip
DO E SHOHIM NË SERIALE TURKE/ Prezantuesja shqiptare tregon si arriti të fitojë rolin

DO E SHOHIM NË SERIALE TURKE/ Prezantuesja shqiptare tregon si arriti të fitojë rolin

Prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj së shpejti do të bëhet pjesë e serialeve e filmave turk. Siç u bë e ditur pak ditë më parë, prezantuesja ka arritur marrëveshje për pjesëmarrje në një film turk dhe më pas në seriale turke të cilat kanë audiencë të madhe në të gjithë botën.

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Arbnora tregoi se propozimi nga produksioni turk i erdhi rastësisht.

“Ishte takim i rastësishëm, i pëlqeva si fytyrë dhe kemi menduar të jemi pjesë e disa filmave që ata kanë në realizim e sipër. Ata po kërkonin një femër e cila ka ndikim në media, në rrjetet sociale, në pjesën e Ballkanit. Ishte e pabesueshme për mua, mendoja që ndoshta s’është e vërtet”, u shpreh Arbnora.

Prezantuesja tregoi se roli që do luajë në film do e ndihmojë shumë duke qenë se nuk e di mirë gjuhën turke. Arbnora do luajë rolin e një vajze që ka probleme me të folurin.