GRAT PO ''ÇMENDEN''/ Kjo pudër e lashtë kineze ju mbron nga rënia e flokëve - AlpeGossip
GRAT PO ”ÇMENDEN”/ Kjo pudër e lashtë kineze ju mbron nga rënia e flokëve

GRAT PO ”ÇMENDEN”/ Kjo pudër e lashtë kineze ju mbron nga rënia e flokëve

Të gjithë duam flokë të gjatë, të fortë, të shëndetshëm, apo jo? Por, pengesat e shumta që na dalin rrugëve, nga krehja e shpeshtë, përdorimi i tharëses së flokëve, na bëjnë që shpesh ta gjejmë veten me flokë më pak të dendur, që na bien në masë, me fundet e thata, gjithçka me pak fjalë që nuk na favorizon në frizurën tonë.

Ndërsa të gjithë e dimë që të ushqyerit mirë është vetëm njëra anë e medaljes, apo përdorimi i një llaku mbrojtës përpara nxehtësisë që lëshon tharësja apo një maskë javore që jep shkëlqimin e momentit dhe kaq, ne duam rezultate më të pranueshme dhe më të gjata që na bëjnë të kemi flokë të shëndetshëm dhe të bukur gjithë kohës.

Shqyrtimet pozitive janë grumbulluar në një produkt të vetëm: quhet He Shou Wu nga Glow Bar dhe kushton vetëm 26,50£. Kush e ka provuar thotë se ndihmon direkt në mbrojtjen ndaj humbjes së flokëve që bien si rezultat i extensions apo stresit. Produkti po shitet në masë në të gjithë botën dhe kërkesat shtohen vazhdimisht.

Çfarë e bën këtë pudër kaq efikase?

He Shou Wu ka filluar të tërheq vëmendjen në mjekësinë perëndimore. Kjo pudër e prodhuar nga një barishte e lashtë kineze garanton ushqyerjen e skalpit të kokës dhe flokëve në tërësi. Gjithashtu, barishtja thuhet se ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që do të thotë se mund të ndihmojë në largimin e toksinave, mbrojtjen nga sëmundjet, rinovimin e lëkurës dhe shenjat anti-plakje.

Rekomandohet që të pihet një lugë duke e përzier me mjaltë ose me kafenë tuaj të mëngjesit.

Vajza, ja vlen ta provoni edhe ju!