I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan”, Renis Gjoka foli për statusin e ri si baba. Të gjithëve na erdhi i papritur lajmi, në qershor të këtij viti, kur me një postim në Instagram, këngëtari zbuloi se ishte bërë baba. Aura e vogël tani është rreth 6 muajshe dhe e shohim shpesh në Instagramin e Renisit. Ndërsa partnerja e tij preferon të mbajë një profil të ulët në publik dhe nuk dimë shumë për të.
E vetmja gjë që dimë është se Renisi dhe partnerja e tij kanë një lidhje 10-vjeçare, të cilën, me sa duket, e kanë kurorëzuar edhe me martesë. Lajmin e zbuloi papritur këngëtari gjatë emisionit “Shiko kush luan”, ku u pyet se kur ka në plan të martohet me nënën e vajzës së tij.
“Jemi martuar në Bashki, ndërsa dasmën do ta bëjmë vitin tjetër”, -është shprehur ai.
Nuk kemi dyshime që edhe dasma do të jetë shumë diskrete dhe as kemi për ta marrë vesh kur do të ndodhë.