”E DINIM QË NË FILLIM SE KUSH DO E FITONTE DANCE WITH ME”/ Valer Kolnikaj bën deklaratën që nuk e prisnim: Presionet e manierat e… – AlpeGossip
”E DINIM QË NË FILLIM SE KUSH DO E FITONTE DANCE WITH ME”/ Valer Kolnikaj bën deklaratën që nuk e prisnim: Presionet e manierat e…

”E DINIM QË NË FILLIM SE KUSH DO E FITONTE DANCE WITH ME”/ Valer Kolnikaj bën deklaratën që nuk e prisnim: Presionet e manierat e…

Valer Kolnikaj konkurron këtë sezon të “Dance with me”, bashkë me prezantuesen Stela Kotri. Në një intervistë për “Panorama plus”, Valeri ka folur për këtë eksperiencë, ka dhënë mendimin e tij lidhur me çiftet në garë, pikët e jurisë dhe ka bërë deklaratën e fortë duke u shprehur se fituesin e dinin që në fillim.

Me çfarë shije mbete nga kjo eksperiencë televizive dhe kush e fiton garën?

Valer Kolnikaj: Me shijen më të mirë të mundshme për çdo person të produksionit të dyshes Vera Grabocka e Alketa Vejsiu, janë vërtet të mira ato dhe stafi. Koreografi Albi Nako me balerinët e tij, Alba Hoxha, Franko e Erindi etj., na kanë dhuruar xhevahire në kërcimet javë pas jave. Kush fiton? A të jem dhe këtu realist? Ok. Ne të gjithë e dinim që në start që fitues do të ishin Flori Agalliu e Era Rusi, por nëse ka ndonjë person që i shtrëngoj dorën dhe i them bravo, ai është Florian Agalliu.

Por nuk mund të them të njëjtën gjë për Era Rusin. Ajo është personi që ka kërcyer më keq nga të gjitha femrat konkurrente, por me plot gojën them që çmimin e parë e meriton në këngë me zërin fantastik që ka.

Eliona Pitarka dhe Flori janë të vetmit që u shtrëngoj dorën dhe u them bravo, meqë për mua e Stelën s’po flasim se dihet që ishim zjarri i “Dance with me”. Si ndihemi ne? Njësoj si Era Rusi në festival, kur çmimin gjithmonë ia marrin ato që kërcejnë më bukur e jo ato që këndojnë më mirë se ajo.

Po përballjen me jurinë, si e përjetove? Pati momente kur nuk more atë që meritoje?

Valer Kolnikaj: Juria është treguar tepër e mirë më të gjithë, ishte fantastike, por vetëm se ne na ka masakruar me pikët, dhe kjo ndodhte vetëm për t’u bërë qejfin konkurrentëve që ishin keq në kërcim. Kam duruar shumë, por dhe ua kam thënë një moment pasi po e tepronin. Duke i ditur mirë disa gjëra që nuk thuhen, nuk i vumë faj jurisë pasi presionet e manierat e konkurrenteve (edhe duke u qarë) ndaj produksionit e jurisë ishin tepër. Ata që s’dinin të kërcenin sidomos, kërkonin pikë e vlerësime dhe ishin shumë të zotët për këto gjëra.