”AH SA RASTËSI E BUKUR”/ Julka Gramo ”thumbon” Arilena Arën: Në ”Eurovision” nuk shtohen dot karriget! – AlpeGossip
”AH SA RASTËSI E BUKUR”/ Julka Gramo ”thumbon” Arilena Arën: Në ”Eurovision” nuk shtohen dot karriget!

”AH SA RASTËSI E BUKUR”/ Julka Gramo ”thumbon” Arilena Arën: Në ”Eurovision” nuk shtohen dot karriget!

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u zhvillua nata finale e ”Festivalit të Këngës”. Pas performancave fantastike që artistët tanë dhuruan me krijimet e tyre, më në fund u shpall dhe një fituese e cila ishte diskutuar dhe më parë si pretendente e çmimit. Arilena Ara u konsiderua si konkurentja e duhur që me këngën e saj ”Shaj” të na përfaqësojë në ”Eurovision”.

Por, pavarësisht fitores që disa mendojnë se ishte e merituar e disa të tjerë jo, nga ana e një personazhi ka patur pakënaqësi që kur Arilena performoi në finale për publikun e madh të Pallatit të Kongreseve.

Me anë të një postimi në Instagram, të cilin më vonë e fshiu, Julka Gramo u shpreh: Ah sa rastësi e bukur. Të gjithë fansat e njërës prej artisteve në një cep dhe çuditërisht me karrige të shtuara. Good luck. Ps.s. vetëm se në Eurovizion biletat kushtojnë shumë shtrenjtë dhe nuk shtohen dot karrige.

Pavarësisht se Julka nuk ka përmendur emra, është e qartë se ky shkrim i dedikohet Arilenës për dy arsye. Së pari, Arilena ishte emri i vetëm që u bërtit në sallë si pas performancës së saj por gjithashtu dhe pas performancës së Elvana Gjatës dhe së dyti, ky status erdhi direkt pasi Arilena performoi për publikun.

Ah dhe diçka tjetër, Julka e ka bërë të ditur që në fillim se mendon që ”Festivalin e Këngës” duhet ta fitojë Elvana, duke shprehur kështu pëlqimin e saj për të dhe për këngën e saj sa herë që i jepej mundësia. Nuk mendojmë se ka ndonjë dyshim të madh se kujt i drejtohet ky shkrim i shkurtër por kaq ‘thumbues”. /AlpeGossip.al