E prisnim në skenë, aktorja Tinka Kurti ndjek si spektatore shfaqen ‘Carmen’ pasi del nga spitali (FOTO) – AlpeGossip
E prisnim në skenë, aktorja Tinka Kurti ndjek si spektatore shfaqen ‘Carmen’ pasi del nga spitali (FOTO)

E prisnim në skenë, aktorja Tinka Kurti ndjek si spektatore shfaqen ‘Carmen’ pasi del nga spitali (FOTO)

Ndonëse ajo duhet të ishte ngjitur sot në skenë pasi do të merrte pjesë në operan “Carmen”, aktorja Tinka Kurti po e shijon shfaqjen si spektatore. Në disa foto të LSI shihet se Kurti qëndron në rreshtin e parë mes të ftuarve, pranë ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Shkak i këtij vendimi është bërë gjendja e saj shëndetësore, pasi aktorja 3 ditë më parë doli nga spitali.

Kujtojmë se kjo është dalja e parë publike e saj pasi doli nga spitali në datën 27 janar.

Ajo qe shtruar me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Pas katër ditësh e shtruar, ajo ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në shtëpi. Opera “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës do të shfaqet duke nisur nga sot, deri në 31 janar dhe, 2 dhe 3 shkurt.