Del në rrugë për të kënduar! Njihuni me 12 vjeçaren e cila po konsiderohet si “Adele e ardhshme” (VIDEO) – AlpeGossip
Del në rrugë për të kënduar! Njihuni me 12 vjeçaren e cila po konsiderohet si “Adele e ardhshme” (VIDEO)

Del në rrugë për të kënduar! Njihuni me 12 vjeçaren e cila po konsiderohet si “Adele e ardhshme” (VIDEO)

Një vajz 12 vjecare, po konsiderohet si “Adele e ardhshme” në muzikën globale.

Allie Sherlock mund të jetë vetëm 12 vjeç, por ajo tashmë është quajtur si ‘Adele e ardhshme’.
Këngëtarja e vogël nga KS, Irlandë, ka filluar të këndojë menjëherë pasi mori një kitarë tre vjet më parë në moshën nëntëvjeçare.

Ajo thekson se: “Unë kam qenë gjithmonë një fëmijë që vija rreth e rrotull shtëpisë duke kënduar, dhe babai im thoshte gjithmonë ” shko ulu në vend! “.

Pasi e bindi babain e saj për të lejuar atë që të tregonte talentin e saj, Allie filloi të kryejë rregullisht shfaqje në rrugët e Dublinit.

Ajo tani ulet në rrugët e Dublinit, duke ndaluar dhjetëra kalimtarë për të dëgjuar këngët e saj nga artiste të famshëm, duke përfshirë SIA, Bruno Mars dhe George Ezra.
Me ndihmën e babait të saj, Allie tashmë ngarkon shumë nga videot e saj në Instagram, ku ajo mburret me 149,000 ndjekës.


12 vjecarja u bë virale në qershor 2017, kur versioni i saj i Supermarket Flowers të Ed Sheeran mori mbi një milion shikime në Facebook. Ajo u ftua për herë të parë në emisionin “The Ellen Show” pas suksesit të klipit, por nuk pranoi në fillim.


Megjithatë, pas shumë këmbënguljes Allie dhe babai i saj udhëtuan në Kaliforni këtë muaj për të dalë në emision. Performanca e saj në emission mori një vëmendje të madhe nga audienca e studios dhe e lavdëruan qindra shikues të tjerë në mediat sociale./Përgatiti AlpeNews.al/