Deklaroi hapur biseksualitetin, Gugu papritur i jep fund beqarisë – AlpeGossip
Deklaroi hapur biseksualitetin, Gugu papritur i jep fund beqarisë

Deklaroi hapur biseksualitetin, Gugu papritur i jep fund beqarisë

Bëri bujë dy vite më parë me deklaratën e saj se është biseksuale dhe që prej atëherë Merita Haxhia e njohur me emrin “Gugu” është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara.

Ajo tërheq shpesh vëmendjen me fotot që publikon në rrjete sociale dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur deklaroi se është fejuar.

Gugu postoi dy foto, një me robdeshambër dhe një me të brendshme dhe shkruante “Nusja jote” me një emoji unaze.

Komentet që i uronin fejesën ishin të shumta dhe Gugu iu përgjigj të gjithëve duke shkruar: “Faleminderit të gjithëve për fjalët e bukura”.