S’do ta besoni me cilën aktore simpatike të Klonit është martuar këngëtari i hitit “Ai Se Eu Te Pego” – AlpeGossip
S’do ta besoni me cilën aktore simpatike të Klonit është martuar këngëtari i hitit “Ai Se Eu Te Pego”

S’do ta besoni me cilën aktore simpatike të Klonit është martuar këngëtari i hitit “Ai Se Eu Te Pego”

Mjaftoi një video e publikuar në Youtube ku shihej futbollisti brazilian Neymar duke vallëzuar me “Ai Se Eu Te Pego”, që kjo këngë të bëhet e popullarizuar pothuajse në gjithë botën.
Kështu interpretuesi i saj Michael Telo fitoi famë përtej kufijve të vendit të vet Brazilit, gjë që e dëshirojnë shumë artistë.

Telo i cili ka lindur më 21 Janar të vitit 1981 në Medianeira të Brazilit , ka kënduar qysh nga mosha gjashtë vjeçare ,po ashtu luante edhe në piano dhe harmonikë.

Kur ishte 12 vjeçar në vitin 1997 formoi grupin “Tradição” , të cilin e braktisi në vitin 2008 pasi që kishte sjellë disa hite, këtë e bëri për të vazhduar karrierën solo.

Në vitin 2011 ai publikoni këngën “ Ai Se Eu Te Pego” e cila kryesoi në toplista në 15 vende të botës, shkruan rtv21.

Pas gjithë këtij suksesi këngëtari i la hapësirë edhe jetës private. Ai në vitin 2014 u martua me njërën prej bukurosheve të serialit brazilian “O Clone”.

Është fjala për Thaís Fersoza e cila luan rolin e Telminjës, një vajzë simpatike e sjellshme. Shfaqet si bija e dashur e çiftit më karizmatik të serialit Tavinjos dhe gruas së tij superxheloze Lidias.

Fersoza u lind më 13 prill të vitit 1984, në Rio de Janeireo. Si aktore u njoh edhe për role tjera në projekte të ndryshme kinematiografike braziliane. Çifti janë prindër të një vajze Melindes dhe një djali Teodoro.

Kujtojmë se Fersoza paraprakisht ka qenë e martuar me Juaquim Lopez, por që martesa e tyre zgjati vetëm një vit (2009-2010)