“NA KANË NXIRË JETËN, SA TË MBAROJNË DO TI RRAH TË DY”/ Me kë e ka kështu Kledi? – AlpeGossip
“NA KANË NXIRË JETËN, SA TË MBAROJNË DO TI RRAH TË DY”/ Me kë e ka kështu Kledi?

“NA KANË NXIRË JETËN, SA TË MBAROJNË DO TI RRAH TË DY”/ Me kë e ka kështu Kledi?

Donaldi dhe Iliri kanë pasur një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin gjatë kohës që balerini i njohur po u mësonte koreografinë për provën e radhës. Duke qenë se situata mori përmasa të mëdha dhe koreografia u la në mes, “Vëllai i Madh” vendosi që t’i dënonte.

Ata të dy do t’i kalonin njëri-tjetrit një top dhe nuk duhej ta mbanin në dorë më shumë se 10 sekonda. Dënimi kishte edhe shpërblim për të gjithë banorët.

“Na kanë nxirë jetën, sa të mbarojnë do ti rrah

Gjatë kohës së lojës së tyre, Donaldi dhe Iliri ranë në qetësi dhe komunikonin për gjëra të ndryshme. Në këtë mënyrë nuk pati asnjë debat dhe banorët dukeshin në harmoni me njëri-tjetrin.

Kledi që i ka vënë re ata të dy se si komunikonin në qetësi, teksa ishte në dhomën e rrëfimit shprehet se më në fund ranë në qetësi. Me shaka shprehet se pastaj do t’i rrahë ai që ta lënë rehat.

“Na kanë nxirë jetën, sa të mbarojnë do ti rrah

“O shyqyr Zotit. Thashë ka Zot, se na kanë lodhur, na kanë nxirë jetën. Dhe sa të mbarojnë do ti rrah të dy, e të më lënë rehat. Se ja, na doli shpirti. Shpirti na doli. E tani sikur nuk ka ndodh asgjë, luajnë aty. Me të ik mendja, me të ik mendja”, shprehet ai teksa shton: “Bravo Vëllait të Madh”.