“NA DUHEJ TË LANIM DHËMBËT”/ Linda Halimi tregon si ishte të puthje një vajzë (FOTO) – AlpeGossip
“NA DUHEJ TË LANIM DHËMBËT”/ Linda Halimi tregon si ishte të puthje një vajzë (FOTO)

“NA DUHEJ TË LANIM DHËMBËT”/ Linda Halimi tregon si ishte të puthje një vajzë (FOTO)

Klipi i ri i Lindita Halimit bëri bujë kudo në mediat rozë dhe shkak për këtë u bënë skenat provokuese të këngëtares me një tjetër femër tërheqëse.

Lindita shfaqej duke u puthur me një modele bjonde, shumë seksi në klip me të cilën dhuron disa momente me pullë të kuqe.

Nga prekjet në vendin intim dhe te puthjet pasionante me vajzën, Lindita Halimi solli klipin më erotik që ka bërë ndonjëherë.

Por vetë Lindita si ndihet për këto skena? E pyetur në “Wake Up”, këngëtarja tha se i ka realizuar me shumë siklet:

 “Unë jam person shumë i rezervuar. Gjërat intime i kam ruajtur për në dhomën e gjumit. Skena ka qenë shumë e sikletshme (për t’u realizuar) sepse teksa ne duhet të silleshim sikur ishim vetëm, pas kamerës ishin pesë persona të ndriçimit, grimierë, gjithë stafi që po punonte me në. Na u desh ta përsërisnim puthjen gjashtë herë”.

Megjithatë Lindita tha se puthja me një femër nuk ishte shumë ndryshe nga ajo me një mashkull:

“I vetmi problem dhe dallim: buzëkuqi. Ngaqë i kishim të dyja buzët e lyera, sa herë na duhej të përsërisnim puthjen, duhet të lanim dhëmbët dhe të lyenim buzët sërish”.

Skena ishte ide e regjisorit, Chris Brann. Për sa i përket aludimeve se skena u frymëzua nga kënga e Rita Orës, “Girls”, Lindita tha se e kishte dëgjuar këngën më parë, por s’e kishte parë klipin. Pasi e pa, “kuptoi ngjashmëritë” dhe e la me aq.