Miss Serbia, Ivana Jovanka është bërë tashmë shumë e njohur pasi muaj më parë të gjithë mediat folën për veprimin e saj që shkaktoi dhe shumë kritika në Serbi. Bjondja bukuroshe bëri simbolin e shqiponjës me duar gjatë sfilatës së Misseve.
“Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”, u shpreh Miss Serbia, mirëpo veprimin e saj mediat serbe e quajtën skandal.
Megjithatë Ivana nuk u ndal dhe pozoi edhe me veshje tradicionale shqiptare.
Duket se Missi ndjek edhe muzikën shqiptare e së fundmi ka qenë duke shijuar një koncert të Getoarit. Madje Ivana pozoi në prapaskenë me Getin duke e postuar foton në Instagram e duke shkruar se kaloi shumë mirë.