“NUK MUND TË BËHESHIM ME FËMIJË”/ Seldi rrëfen hapur arsyen e prishjes së fejesës me Mimoza Shkodrën (FOTO) – AlpeGossip
“NUK MUND TË BËHESHIM ME FËMIJË”/ Seldi rrëfen hapur arsyen e prishjes së fejesës me Mimoza Shkodrën (FOTO)

“NUK MUND TË BËHESHIM ME FËMIJË”/ Seldi rrëfen hapur arsyen e prishjes së fejesës me Mimoza Shkodrën (FOTO)

Do të ishte puntata e parë e spektaklit “Dance With Me” me 17 shtator, kur këngëtari Seldi Qalliu të konfirmonte ndarjen nga Mimoza Shkodra. “Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar.” – tha Seldi, e i vuri kapakun kësaj historie.

Mirëpo shumë kohë ka kaluar, e ndërsa Mimoza Shkodra preferon të theksojë se është e lumtur në këtë fazë të jetës, Seldi nuk i ndal intervistat ku përmend hera herës dhe ish-të fejuarën. Së fundmi, ai ka folur në emisionin “Thumb” së bashku me moderatoret Fatma dhe Aulona.

Vajzat e kanë ngacmuar këngëtarin në lidhje me arsyet e ndarjes dhe ai nuk ka nguruar të japë një përgjigje.

“Ne të dy nuk e bëmë veten deri në atë pikë, saqë të bëheshim me fëmijë dhe ta lenim fëmijën rrugëve” – tha Seldi në “Thumb”.

Për të mësuar më shumë nga rrëfimi i Seldit, na duhet të presim të shtunën, kur do të publikohet edhe intervista e plotë.

“S’ka dashni” është kënga më e re e Seldit në bashkëpunim me Keisin, që pritet të publikohet së shpejti.