U PRISHËN DHE PLANET PËR DASËM/ Zbulohest shkaku i ndarjes së Oriola Marashit nga Eros Grezda – AlpeGossip
U PRISHËN DHE PLANET PËR DASËM/ Zbulohest shkaku i ndarjes së Oriola Marashit nga Eros Grezda

U PRISHËN DHE PLANET PËR DASËM/ Zbulohest shkaku i ndarjes së Oriola Marashit nga Eros Grezda

Para disa ditësh fansat e Oriola Marashit dhe Erios Grezdës vunë re se dyshja nuk ndiqeshin më në Instagram me njëri-tjetrin. Ky fakt i shqetësoi të gjithë, duke qenë se ata jetojnë prej pak vitesh një histori dashurie, e cila u tha se u kurorëzua edhe me fejesë. Kështu lindën dyshimet se mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie dhe këto aludime në fakt rezultojnë të vërteta.

Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve të “Panorama Plus” arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Pas fejesës, Oriola dhe Erosi u vendosën për të bashkëjetuar në Kroaci, por këto kohë modelja po jeton në Itali. Për shkak të angazhimeve të saj profesionale si modele, Oriolës i është dashur të zhvendoset në shtetin fqinj, ku është shfaqur në shoqërinë e shumë miqve të huaj dhe vajzave të njohura. Madje ajo shpalosi edhe talentin e saj në këngë, duke performuar këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper përpara stafit të “Guess”.

Kujtojmë se Oriola dhe Eros kanë pasur edhe më herët shkëputje në marëdhënnien e tyre për shkak të disa debate xhelozie. Megjithatë dyshja i lanë pas këto probleme dhe u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit. Por këtë herë nuk e dimë nëse do të kemi sërish një ribashkim, edhe pse të gjithë do të donin shumë që t’i shikonin ata përkrah njëri-tjetrit gjithmonë.