Së fundmi, shkencëtarët kryen kërkime në 660 njerëz që ishin të martuar për të gjetur saktësisht ‘numrin magjik’ të të bërit seks në javë. Siç tregohet nga një sondazh i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos me 660 të martuar, çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumturit.
Nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin më rrallë, kënaqësia në marrëdhënie është më e vogël, por nuk do të jetë dukshëm më e lartë për ata që bëjnë seks më shumë se një herë në javë. Rezultatet e studimit treguan se një në katër çifte të martuar bën dashuri katër ose më shumë herë në javë, theksoi autorja e studimit Shamyra Howard, cila shtoi se shpeshtësia e marrëdhënieve nuk është tregues i kënaqësisë seksuale.
Rezultatet treguan se 6 % e çifteve bëjnë seks katër ose më shumë herë në javë, 25 % një herë në javë, 19 % dy deri në tre herë në muaj dhe 17 % afërsisht një herë në muaj. Është interesant fakti se studimet e kryera tek personat mbi 50 vjeç, si dhe mbi 70 dhe 80 vjeç tregojnë se frekuenca e aktivitetit seksual zvogëlohet me kalimin e moshës, por ka ende një përqindje të konsiderueshme të personave që janë seksualisht aktivë edhe në moshë madhore.
Ambiciet e mëdha në punë dhe detyrimet e shumta, kanë bërë që njerëzit ta përjetojnë krizën e moshës së mesme që në të tridhjetat e tyre. Jeni në vitet më të mira të jetës, në të tridhjetat apo dyzetat dhe përkrah jush keni një partner që e doni. Por, ka kohë që keni vërejtur se diçka nuk shkon. Partneri ankohet se është i lodhur dhe nuk ka fuqi për asgjë, as për të kryer marrëdhënie seksuale. Ja arsyet më të shpeshta se pse ndodh kjo se si të veproni në të tilla raste… /Top Albania Radio/