Malik tregon tatuazhin, fansat e akuzojnë se mban sytë e Gigi Hadid (FOTO) – AlpeGossip
Malik tregon tatuazhin, fansat e akuzojnë se mban sytë e Gigi Hadid (FOTO)

Malik tregon tatuazhin, fansat e akuzojnë se mban sytë e Gigi Hadid (FOTO)

Pikërisht ditën e djeshme fansat e Zayn Malik janë shokuar pasi ky i fundit pranoi publikisht se i kishte dhënë fund romancës dy-vjeçare me modelen seksi Gigi Hadid.

Pas këtij lajmi Malik është kapur nga paparazët duke shijuar diellin e Floridas në pushimet e 25-vjeçarit në Majemi.

Pa bluzë ashtu siç normalisht merren më së miri rrezet e diellit Majemi-an fansat kanë vënë re një detaj në trupin e këngëtarit dhe ishte pikërisht një tatuazh që ai ka në mes të gjoksit.

Do thoni çfarë ka këtu që nuk shkon?

Po ta shikojmë me vëmendje Malik ka si tatuazh dy sy dhe fansat dhe skeptikët dyshojnë se ato janë sytë e bukur të modeles Gigi Hadid që 25-vjeçari ka vendosur ti gdhendë në trupin e tij.

Duke bërë pak retrospektivë Zayn Malik ka pasur më parë si tatuazh në krahë imazhin e ish-të dashurës së tij Perrie Edwards.

Të shumtë kanë qenë fansat që kanë bërë komente në Twitter duke e kryqëzuar aktorin për faktin se e ka ves të bëj tatuazh për ish-të dashurat.