Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe këngëtari i njohur Getoar Selimi, Geti, janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Në Shtator të vitit 2017 ato e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.
Shpesh Marina dhe Geti postojnë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale ku shfaqen më të dashuruar se kurrë.
Së fundmi, dyshja ka drekuar së bashku në një restorant luksoz nga ku kanë ndarë dhe foto me ndjekësit e tyre.
Në një video të postuar, Marina shfaqet me një trëndafil të bardhë në duar, të cilin ia ka dhuruar bashkëshorti në shenjë dashurie.