Theri 9 nxënës me thikë/ Ekzekutohet sulmuesi (VIDEO) – AlpeGossip
Theri 9 nxënës me thikë/  Ekzekutohet sulmuesi (VIDEO)

Theri 9 nxënës me thikë/ Ekzekutohet sulmuesi (VIDEO)

Një burrë në Kinë është ekzekutuar për vrasjen e nëntë nxënësve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në një sulm me thikë, sipas një gjykate.

Zhao Zewei sulmoi një grup nxënësish në prill jashtë shkollës ‘Number Three Middle School’ në Mizhi.

Ai u dënua për vrasje me paramendim dhe u dënua me vdekje në korrik nga Gjykata e Lartë Ndërmjetësuese në Provincën Shaanxi.

Lajmi për ekzekutimin e tij erdhi pasi një dado e dënuar për vrasjen e një nëne me 3 vajzat e saj u ekzekutua.

Dhe tre muaj më parë dy shitës droge u dënuan me vdekje para qindra njerëzve në Haikou të Kinës jugore përpara se të vriteshin menjëherë.

Sipas agjencisë së lajmeve të Kinës Xinhua, Zhao u ekzekutua me armë mëngjesin e së enjtes (27 shatator).

Gjykata tha se Zhao nuk kishte apeluar kundër dënimit me vdekje.

U tha gjithashtu se dënimi me vdekje ishte shqyrtuar dhe miratuar nga Gjykata e Lartë e Popullit Shaanxi dhe Gjykata Supreme e Kinës.

Akti i Zhao u konsiderua si një hakmarrje. Sipas gjykatës ai ishte i papunë, mësonte në shkollë dhe mendonte se ishte objekt tallje nga shokët e klasës në atë kohë, ndaj komplotoi gjithçka.

Më 27 prill i ekzekutuari mori tre thika dhe u nis për në Beimendong në Mizhi ndërsa priti që nxënësit të mbaronin mësimin.

Kur nxënësit dolën nga shkolla ai vrapo drejt tyre dhe i qëlloi me thikë.

Nga sulmi mbetën të vrarë 9 nxënës, u plagosën rëndë 4 të tjerë ndërsa 8 u plagosën lehtë.

Gjykata tha se motivi i Zhaos ishte ‘i neveritshëm’ dhe mjetet e tij për vrasjen ishin ‘veçanërisht mizore’