Spikerja “hap zemrën” te Rudina: Hera ime e parë në televizion ka qenë e tmerrshme… – AlpeGossip
Spikerja “hap zemrën” te Rudina: Hera ime e parë në televizion ka qenë e tmerrshme…

Spikerja “hap zemrën” te Rudina: Hera ime e parë në televizion ka qenë e tmerrshme…

Jemi mësuar ta shikojmë në ekranin e Televizionit Klan, në edicionin qendror infromativ të lajmeve. Prej Shtatorit, Anjola Hamzaj tashmë është një prej figurave të këtij edicioni që përcjellin për shikuesit aktualitetin në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfeu rrugëtimin në televizion.

“Unë e quaj veten gazetare dhe jo vetëm spikere, sepse në fakt nuk kam bërë asnjëherë vetëm folësen. Në katër vitet e mia të mëparshme në televizion, unë kam patur edhe një intervistë të përnatshme në edicionin qendror të lajmeve me aktualitet, politikë dhe tema sociale. Por më parë unë kam punuar në një gazetë të shkruar, ku kam punuar për 5 vite dhe aty ka qenë baza ime e mirfilltë si gazetare. Unë nuk e aspiroja televizionin, por në momentin që e pashë veten në gazetari, fillova të shikoj disa pika dhe se çfarë drejtimi duhej të merrja”.

“Profesionin tim e kam diskutuar me mikeshat e mia dhe me motrën time binjake, me atë diskutoj shpesh. Unë kam studiuar Gjuhë-Letërsi nga pasioni im për romanet. Kur gazetat filluan të “vdisnin” me keqardhje e them këtë, vendosa të merrem me televizion. Hera ime e parë në televizion ka qenë e tmerrshme, se kam parë asnjëherë veten, por një shoqe më ka thënë se isha shumë shpejt, flisja shumë shpejt, por unë nuk mbaj mend asgjë sepse isha e dominuar nga emocionet. Unë që në fillim jam profilizuar si spikere lajmesh”, tregoi Hamzaj./tvklan.al