Zyrtarizohet shitja e Versace-s tek Michael Kors/ Zbulohet marrëveshja e arritur (FOTO) - AlpeGossip
Zyrtarizohet shitja e Versace-s tek Michael Kors/ Zbulohet marrëveshja e arritur (FOTO)

Zyrtarizohet shitja e Versace-s tek Michael Kors/ Zbulohet marrëveshja e arritur (FOTO)

Pas thashethemeve që tronditën botën, zyrtarisht doli lajmi: se grupi aksioner Michael Kors ka blerë Versace-n për 2.12$ billion. Grupi aksioner Michael Kors, tashmë e ka ndryshuar emrin e tij duke e vendosur, grupi aksioner “Kapri” dhe nuk është i panjohur për blerjet e shtëpive të modës.

Në një raportim për mediat, Donatella Versace, shprehet se: “Ky është një moment shumë emocionues për Versace. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet, që kur unë e mora këtë kompani së bashku me vëllain tim Santo dhe vajzën Allegra. Jam krenare që Versace vazhdon të qëndrojë e fortë në brand-in e saj, si në modë ashtu edhe në kulturën moderne. Versace është sinonime jo vetëm me stilin e saj ikonik dhe të pagabueshëm, por edhe me përfshirjen dhe diversitetin që ajo përqafëson, si dhe fuqizimin e njerëzve për të shprehur veten e tyre. Santo, Allegra dhe unë e dimë se ky hap i ardhshëm, do bëjë të mundur që Versace të arrijë potencialin e saj maksimal.”

Familja Versace do bëhet bashkëaksionere me grupin aksioner Kapri, me Donatellën e cila do të vazhdojë të mbajë rolin e saj si drejtore kreative e shtëpisë së modës.

Grupi aksioner “Kapri” ka tre shtëpi të mëdha mode, tashmë në zotërimin e tij janë: Michael Kors, Jimmy Choo dhe Versace. Drejtori ekzekutiv i këtij grupi, John Idol, shprehet se: ky hap i rradhës, do të ndihmojë në planet afatgjata tek të dyja shtëpitë e modës, për rritjen e fitimeve dhe influencës që ata do kenë në treg.