DEL E “VËRTETA”/ Kiara Tito iu vë vulën thashethemeve për lidhjen me Butrint Imerin – AlpeGossip
DEL E “VËRTETA”/ Kiara Tito iu vë vulën thashethemeve për lidhjen me Butrint Imerin

DEL E “VËRTETA”/ Kiara Tito iu vë vulën thashethemeve për lidhjen me Butrint Imerin

Moderatorja e Klan-it, Kiara Tito është përfolur shpesh në media për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri. Ajo ka thyer heshtjen dhe është shprehur se janë miq dhe asgjë më tepër.

Duke folur në emisionin “Rudina” rreth fotos së fundit ku ata kanë pozuar bashkë, Kiara u shpreh “fotot janë bërë gjatë xhirimeve të klipit të Butrintit që do të dalë së shpejti dhe mbetet një surprizë dhe nuk mund të zbuloj më shumë. Vetëm kaq mund të them për momentin, është një surprizë e bukur që mbetet ta shihni sepse do të dalë së shpejti. Unë jam modele në atë videoklip”.

E pyetur nëse mes tyre ka një raport më shumë se miq, moderatorja u përgjigj duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi.

“Fakti që unë kam marrë pjesë tek klipi i tij nuk do të thotë që mund të kemi një raport më shumë se sa miqësor me njëri-tjetrin. Ne menduam të sjellim diçka të bukur për fansat, por mes nesh nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi”, tha Tito.