Jo vetëm Ledri i cili është ndër reperat më të njohur shqiptarë por e gjithë familja e tij janë mjaft të dashur për publikun. Kjo ndoshta vjen edhe prej faktit se mamaja e tij, Xheraldina Vula, është vetë pjesë e ekranit me emisionet e saj të gatimit ose ndoshta sepse e gjithë familja është shumë aktive në rrjete sociale.
Duke vazhduar këtë linjë të të ndarit gjithçka me dashamirësit e tyre edhe urimin për datëlindjen e Xheraldinës, Ledri e ka bërë në Instagram për t’jua rrëfyer të gjithëve emocionet e bukura.
“Më ke frymëzuar gjithë jetën. Mund të jem gjithçka dua nëse të kam ty në krahë! Gëzuar ditëlindjen mami!” – ka shkruar Ledri në Instagram.
Fjalët e bukura ndaj Xheraldinës nuk i kanë kursyer as fansat e reperit. Edhe 100 Xheri (siç të thërrasin shpesh dashamirësit e tu dhe kolegët e afërt), qoftë jeta jote gjithmonë e ëmbël!