SHOKUESE, e përdhunoi vëllai dhe lind një vajzë në moshën 12-vjeçare, nëna e re ka një peng (FOTO) – AlpeGossip
SHOKUESE, e përdhunoi vëllai dhe lind një vajzë në moshën 12-vjeçare, nëna e re ka një peng (FOTO)

SHOKUESE, e përdhunoi vëllai dhe lind një vajzë në moshën 12-vjeçare, nëna e re ka një peng (FOTO)

Ajo u cilësua si nëna më e re në botë, kur solli në jëtë një vajzë në moshën 12-vjeçare. Tressa Middleton mbeti shtazënë, pasi e kishte përdhunuar vëllai i saj në atë kohë vetëm 16 vjeç. Pasi solli në jetë beben Middleton rrëfen se foshnjën e braktisi.

Sot ajo është martuar dhe ka sjellë në jetë një tjetër vajzë, ndërsa thotë se është mjaft e trishtuar se ku mund të jetë vajza e parë e saj.

Megjithëse ajo kujton gëzimin që ndjeu në momentin e lindjes së fëmijës së dytë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Arihanna, Tressa tha se ajo vuan nga mungesa e vajzës së saj të parë që solli në jete.

Tressa, tani 24 vjeç, shprehet: “Ndjeva gëzim dhe lumturi të papërshkrueshme në momentin që Arihanna lindi. Ka pasur raste kur mendoja se nuk do të kisha kurrë një fëmijë tjetër. Por gjithashtu ndihem fajtore, sepse Arihanna është me mua dhe vajza ime e madhe nuk është. Ajo është ende gjëja e parë që mendoj çdo mëngjes dhe gjëja e fundit gjatë natës.

Unë e dua aq shumë sa që nuk mund të jem e lumtur pa të, Arihanna do të rritet pa e ditur se ku ndodhet motra e saj e madhe”.

Ndërsa më tej 24-vjeçarja rrëfen se pas asaj që i ndodhi në moshë fare të mitur ajo filloi të konsumonte substanca narkotike. Pasi u njoh me partnerin e saj Darren Young, 31 vjeç tashmë i është rikthyer normalitetit.

Tressa, nga Bathgate, West Lothian, ishte mamaja më e re e Britanisë kur lindi 12 vjeç në 2006. Ajo dhe foshnja e sapolindur u morën nën mbrojtjen e institucioneve përkatëse. Ajo e fshehu identitetin e babait, por vetëm kur vajza ishte 2 vjeç ajo zbuloi se ishte përdhunuar nga vëllai Jason, asokohe 16 vjeç. Fëmija u miratua zyrtarisht në vitin 2008.

Tressa e shkatërruar kaloi tre vitet e ardhshme jashtë shtëpive të kujdesit dhe iu fut rrugës së abuzmit me alkool dhe drogëra të ndyshme, duke humbur kështu kontakten me të bijën.

Në moshën 18 vjeç, ajo u njoh me partnerin aktual.