“PUTHJA E FUNDIT QË I DHASHË”/ Robert Berisha tregon a ka shpresë për bashkim me Nora Istrefin – AlpeGossip
“PUTHJA E FUNDIT QË I DHASHË”/ Robert Berisha tregon a ka shpresë për bashkim me Nora Istrefin

“PUTHJA E FUNDIT QË I DHASHË”/ Robert Berisha tregon a ka shpresë për bashkim me Nora Istrefin

Robert Berisha ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “3 shat” që u transmetua në “Smile”, ku foli për jetën e tij private pas ndarjes nga Nora Istrefi dhe shpresat për një ribashkim me këngëtaren.

I pyetur nga Bora Zemani nëse e mban mend puthjen e fundit romantike që i dhuroi Norës, Roberti u shpreh se edhe sot e kësaj dite që janë shokë, nuk mungojnë puthjet.

“Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend”.

“Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, u shpreh ai.

Por a ka shpresë për ribashkim mes Robertit dhe Norës?

Roberti tha se ka shpresë dhe se marrëdhënia e tyre nuk konsiderohet asnjëherë e mbyllur përfundimisht.

“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, u shpreh këngëtari.

Aktualisht, Roberti është beqar dhe shumë i zënë me punë.

“Për momentin jam beqar dhe jam kaq i zënë me punë. 100% beqar”, u shpreh ai sipas “iconstyle.al”.