Mbretëresha Elizabeth përdor një dorë të rreme për përshëndetjet – AlpeGossip
Mbretëresha Elizabeth përdor një dorë të rreme për përshëndetjet

Mbretëresha Elizabeth përdor një dorë të rreme për përshëndetjet

Mbretëresha Elizabeth ka arritur ta zotërojë më së miri shenjën e saj të tundjes së dorës për dekada me radhë. Megjithatë nëse mbretëreshës i lodhet dora e saj, nuk i duhet ta lërë këtë zakon.

Ajo mund të përdorë një dorë falso për çdo rast. Sipas “People”, Princesha Anne, vajza e mbretëreshës, ka treguar në një libër se një grup studentësh nga Australia njëherë i kanë dhuruar mbretëreshës një makinë me një dorë falso që tundej.

“Ata i dhanë asaj një dorezë të mbushur në një levë druri kështu që mund të shkulësh fundin e levës dhe kjo dorë tundet nga njëri krah në tjetrin”, – ka treguar Anne.

Megjithatë princesha nuk ka zbuluar nëse mbretëresha e ka përdorur ndonjëherë këtë mekanizëm, por kjo gjë mund të dallohet lehtësisht.