Martohet Kelvi Kadilli/ Moderatori tregon se kush është nusja dhe arsyen pse mori këtë vendim (FOTO) – AlpeGossip
Martohet Kelvi Kadilli/ Moderatori tregon se kush është nusja dhe arsyen pse mori këtë vendim (FOTO)

Martohet Kelvi Kadilli/ Moderatori tregon se kush është nusja dhe arsyen pse mori këtë vendim (FOTO)

Është kthyer shpejt në një nga moderatorët më të komentuar në Shqipëri, por asnjëherë Kelvi Kadilli nuk ka pranuar të flasë për marrëdhëniet e tij intime.

Derisa ditën e sotme papritmas zbuloi se, është martuar dhe e mori këtë vendim i shtyrë nga një arsye e fortë.

Kelvi Kadilli është shfaqur i veshur me kostum dhëndri dhe pranoi të martohej me moderatoren e “Top Channel”, Xhesi Muçaj, live gjatë një emisioni radiofonik në “Radio Travel”.

Edhe Xhesi u shfaq në studio e veshur fustanin e bardhë të nuses së bashku me vellon, çfarë i bënte të dy një çift simpatik.

Kelvi e lidhi këtë martesë në radio si shkak të lajmeve virale së fundmi, të cilat flasin për një ligj të ri, ku nëse je beqar do të duhet të paguash 3000 lekë taksë në shtet.

“Në kuadër të thashethemeve se do të vendoset një taksë e re prej 3000 lekësh për beqarët, unë dhe Xhesi Mucaj u martuam! Në kokën tuaj”, shkroi moderatori.