PËRFLITET SE ËSHTË NDARË NGA SELDI/ Reagon Sindi: Shkurt dhe shqip, nuk jam… – AlpeGossip
PËRFLITET SE ËSHTË NDARË NGA SELDI/ Reagon Sindi: Shkurt dhe shqip, nuk jam…

PËRFLITET SE ËSHTË NDARË NGA SELDI/ Reagon Sindi: Shkurt dhe shqip, nuk jam…

Në muajin shtator Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë. Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

Para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, u shpreh Sindi.

Mirëpo, duke qenë se fotot me njëri-tjetrin në Instagram nuk u rikthyen dhe ata nuk ndiqen më, disa prej ndjekësve besuan se çifti ishte ndarë përfundimisht.

Sipas “Panorama Plus”, në fakt në çifti është ndarë por Sindi e ka të vështirë të pranojë ndarjen. Miq të afërt pranë çiftit kanë treguar se Sindi po shpreson për një rikthim me Seldin, ndaj nuk ka dëshiruar t’i japë jehonë zërave të ndarjes.

Pas këtyre lajmeve, Sindi ka reaguar me një video të sajën në InstaStory, ku shpjegon njëherë e mirë thashethemet e ndarjes.

“Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”- shprehet ajo, duke i dhënë fund këtyre lajmeve