Mjeshtri më i vjetër i violinës e thotë me gojën e tij: Nuk kam asnjë peng dhe ja përse – AlpeGossip
Mjeshtri më i vjetër i violinës e thotë me gojën e tij: Nuk kam asnjë peng dhe ja përse

Mjeshtri më i vjetër i violinës e thotë me gojën e tij: Nuk kam asnjë peng dhe ja përse

Mjeshtri i violinës, Ethem Qerimi nuk është prezent prej kohësh në spektakle. Mosha ka bërë të vetën dhe ai po qëndron më së shumti në shtëpi, përherë me violinën pranë. Po sot u rikthye dhe pas një performance të shkurtër nga shtëpia, i dërgoi një video mesazh djalit të tij, Fatos Qerimit që ishte i ftuar tek Rudina.

“Të jesh i lumtur do të thotë të trashëgosh atë që ke në gjak. Unë tek fëmijët e mi i trashëgova. Fatosi studio muzikë, zgjodhi klarinetën. Fëmijët e mi fëmijët i kanë bërë artistë dhe unë jam shumë i lumtur. Dua ta përcjellin ndër breza artin”, tha mjeshtri i violinës.