Sherri i transmetuar javën e kaluar në “Keeping up with Kardashians” midis Kim dhe motrës së saj të madhe, Kourtney-t, duket se nuk është zbehur ende.
Natyrisht, gjërat janë përmirësuar që në kohën kur reality regjistrohej dhe vajzat, mbi të gjitha, e dinë që në fund të ditës, janë motra.
Kourtney had enough: “I’m not here here to mistreated by my fucking family. Kim saying that I’m the least interesting to look at — who even speaks like that? You guys just have really different values than me.” pic.twitter.com/uB7ePSeJvy
— WILL (@WillyCosmic) August 2, 2018
Pas premierës së sezonit të ri, Kourtney Kardashian hyri në Twitter për të ndarë mendimin e saj në lidhje me sherrin të cilin e pa e gjithë bota.
“Kur e pashë zënkën në ekran, nuk u ndjeva mirë” iu drejtua ajo fansave të saj. “Ne të gjithë kemi prioritete. Prioriteti im është të jem nënë.”
Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Kim, e cila ja ktheu “Pse prioriteti im nuk është ky? Sesioni fotografik ishte me fëmijët tanë!!!! Prioriteti im #1 është të jem nënë dhe nëse unë mund të punoj paralelisht, mund ta bësh edhe ti!”
Kourtney më pas replikoi “Unë punoj. Por në atë moment nuk më duhej më shumë punë. Kisha shumë gjëra mbi shpinë. Të qënit një nënë e mirë, ka një tjetër kuptim për mua dhe një tjetër kuptim për ty. Ti je një nënë e mrekullueshme dhe unë nuk po ta heq këtë meritë.”
Kur një nga fansat komentoi se sa i pëlqente fakti që motrat ishin kaq të sinqerta me njëra-tjetrën dhe sërish e mbështesnin njëra-tjetrën, Kourtney rrëfeu për diçka që ka ndryshuar në marrëdhënie me motrat e saj.
“Ne jemi bashkë o vdesim! Por gjithsesi, unë nuk mund ta pranoj më mënyrën se si e kritikojmë apo e gjykojmë njëra-tjetrën. Jam pjekur mjaftueshëm për të mos e lejuar këtë.”